|
Written by Erjon
|
|
Tuesday, 13 April 2010 18:13 |
Në mbledhjen e Bordit Ekzekutiv, të cilën e kryesoi kryetari i komunës dr.Pal Lekaj, është diskutuar për strategjinë e pastrimit të rrugëve dhe hapësirave publike në qytet dhe në rrethinë. Ndërkohë që është debatuar edhe për mundësit e mbështetjes financiarë të pacientëve që lëngojnë nga sëmundjet e rënda dhe pa mundësi që ti përballojnë shpenzimet për shërim. Bernard Frrokaj, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike, ka prezantuar draft strategjinë me mundësi të implementimit të saj që ka të bëjë me ngritjen e formave më të sukseshëme për pastrimin e ambienteve dhe grumbullimin e mbeturinave. Draft rregullorja me disa...
|
|
Read more...
|
|
Written by Erjon
|
|
Tuesday, 13 April 2010 17:41 |
Inspektorati komunal i Komunës së Prishtinës, sot, nga ora 10.00, do të vazhdojë me lirimin hapësirave publike, për sot është paraparë të ndërhyhet për lirimin e hapësirave komunale në rrugën “ Fehmi Agani”, ( te kafet e vigla), ku do të rrënohet një tarrace e N.P.H “Troci”, për të vazhduar më largimin e të gjitha mbulojave statike të kafiterive që gjendën në këtë rrugë, të vendosura të gjitha pa leje të organit kompetent komunal. Ndërkaq, po sot, në orën 10.00, inspektorët e ndërtimit, do të bëjnë rrënimin e një objekti në përdhese në lagjen “Mati 1”, ku investitorit i është përgatitur leja ndërtimore sipas planit rregullues, mirëpo...
|
|
Read more...
|
|
Written by Erjon
|
|
Sunday, 11 April 2010 16:18 |
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa ka siguruar drejtuesit e qendrës “Don Bosko” për zgjidhjen e shpejt të një problemi pronësor-juridik me AKP-në si dhe një pronar individual. Në një takim me drejtuesit e kësaj qendre, Mustafa ka thënë se brenda dy jave kjo çështje do të zgjidhet përfundimisht edhe në mënyrë ligjore. Përkushtimi i drejtuesve të kësaj qendre për të zgjidhur sa më parë këtë çështje pronësore–juridike është i arsyeshëm, ka thënë kreu i komunës dhe i ka inkurajuar ata jo vetëm për interesimin, por edhe për investimet që kanë menduar t`i bëjnë në këtë qendër. “Ju siguroj dhe ju premtoj se brenda dy javëve, në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës do ta zgjidhim këtë problem rreth pronësisë”, ka thënë Mustafa...
|
|
Read more...
|
|
|
<< Start < Prev 1 2 3 4 5 Next > End >>
|
|
Page 3 of 5 |