Wednesday, September 8, 2010
Email
Make My Homepage
RSS

 

Register
Historia

Qyteti i Gjakovës shtrihet në bregun e majtë të lumit Erenik ndërkaq nga të dy anët e përroit Krena shtrihet kodra e Çabratit. Lartësia mesatare mbidetare e Gjakovës është 365m. Qyteti gjendet në gjatësi gjeografike në mes të 42.24 skallë në veri dhe 20.26 shkallë në lindje.


Sipas të dhënave arkeologjike të bëra nga ekipet e përbashkëta nga Shqipëria dhe Kosova, në territorin e Gjakovës, në bazë të materialeve të gjetura është vërtetuar se i përkasin kulturës antike është vërtetuar dhe dëshmuar se këto treva kanë qenë të banuara edhe më parë.
Gjakova si qytet më këtë emër daton nga shekulli XV, por lulëzimi i vërtet i saj fillon në fund të shekullit XVI dhe në fillim të shekullit XVII. Nga kjo periudhë veçojmë ndërtimin e Xhamisë së Hadumit në vitin1554, Mejtepit, Bibliotekës, Haremit, Hamamit, ndëtimit të Sahat-Kullës, Medreses së Madhe, Hanit të vjetër, Kompleksit të Teqës së Madhe si edhe urave lidhese të qytetit mbi lumin Krena, si ajo e Tabakut, ura e Taliqit etj.të cilat edhe sot ekzistojnë.
Komuna e Gjakovës sot ka 586 km katrorë të cilën e përbëjnë qyteti dhe 84 fshatra.


Sipas regjistrimit të fundit i bërë në vitin 2000 nga UNMIK-u, komuna e Gjakovës ka 150.800 banorë, duke e renditur si komuna e tretë për nga madhësia në Kosovë.


Komuna e Gjakovës ka lidhje të mira me rrugë të asfaltuara me qytetet e Prizrenit, Pejës, Rahovecit, Klinës, Prishtinës, Deçanit, Malishevës etj.
Ë shtë me rëndësi të ceket se Komuna e Gjakovës pas luftës së vitit 1999 ka lidhje edhe me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare ate të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës.

 

KOSOFT ADS

Moti

Reklama nga google

Home Gjakova Historia
    Artikujt jane marrur nga faqet zyrtare te komunave dhe nga wikipedia.
Copyright © 2010. qytetet.ORG. Designed by Shape5.com