|
Shqipëria (gegnisht Shqipnia, int. Albania), zyrtarisht Republika e Shqipërisë, është shtet i pavarur në Evropën Juglindore. Shtrihet në pjesën perëndimore të Siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veriperëndim me Malin e Zi, në verilindje me Kosovën, në perëndim me Republikën e Maqedonisë dhe në jug me Greqinë. Në perëndim laget me detet Adriatik dhe Jon dhe ndodhet vetëm 78 km larg Italisë përgjatë Ngushticës së Otrantos. Shqipëria ka një sipërfaqe prej 28.748 km² dhe mbi 3,5 milion banorë, prej të cilëve mbi 700 mijë banojnë në kryeqytetin dhe qendrën më të rëndësishme, Tiranën. Trashëgimtare e qytetërimit të lashtë ilir, Shqipëria ka shënuar përparim të dukshëm ekonomik, shoqëror e kulturor pas shekujsh prapambetje nën Perandorinë Osmane dhe në regjime diktatoriale gjatë shek. XX. Pas rënies së rendit komunist më 1991, Shqipëria ka përjetuar një periudhë kalimtare të vështirë por të suksesshme drejt demokracisë liberale dhe ekonomisë së tregut. Prej vitit 2009, Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria është dëshmuar faktor i rëndësishëm në ruajtjen e stabilitetit rajonal, duke mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Ballkan. Ndërkaq, shteti shqiptar po gëzon përmirësim infrastrukturor dhe zhvillim të turizmit; po ashtu, mban vendin e 25-të në botë për mirëmbajtjen e ambientit.
Historia
Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi Shqipëri... Lashtesia
Mendohet që rrjedha prehistorike e shqiptarëve të jetë nga një fis i stërlashtë indo-evropian të cilët historiani grek Herodoti i përshkruante me emrin "pellazgë". Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptarët pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë. Pellazget
Pellazgët ishin një popull i lashtë indo-evropian që sipas disa shkrimeve antike të lëna nga (Homeri, Herodoti, Tukididi etj.) jetonin në pellgun e Egjeut dhe në bregdetin perëndimor të Aziës së Vogël, në Peloponez, në Greqinë Qendrore, në Thesali dhe në afërsi të këtyre viseve. Në mesin e mijëvjecarit të tretë dhe në fillim të mijëvjecarit te dytë para Krishtit erdhën nga stepat e Lindjes grupe të reja popujsh që merreshin me blegtori.Këtu u përzien me banorët vendës dhe kështu u krijua bashkësia e re kulturore e Gadishullit Ballkanik. Kjo popullsi mendohet të jetë popullsia e lashtë pellazge. Sipas shumë studiuesve shqiptarë e të huaj, pellazgët ishin parardhësit e ilirëve. Shumë njerëz i konsiderojnë shqiptaret pasardhës direkt të një fisi të lashtë ilir, me emrin "Albani",ose "Albanët" i cili ishte vendosur ne Shqipërinë e sotme. Disa të tjerë mendojnë se Shqiptarët dhe ilirët janë pasardhës direkt të pellazgëve, që kanë jetuar mijëra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund të shikohet shumë mirë në formulimin e strukturave politike në shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftëtarë të shkëlqyer, ilirët krijuan shumë mbretëri të vogla brenda vendit të tyre, duke luftuar ndërmjet njeri-tjetrit për kohën më të madhe të historisë së tyre. Vetëm gjatë shekullit të 6 p.e.s, të gjitha mbretëritë u bashkuan për të mbrojtur vendin nga fqinjët: nga mbretëria e Molosianëve në veri te Shqipërisë, mbretëria e Maqedonisë dhe nga mbretëria e Pionisë. Bartësit e kulturës së neolitit dhe të fillimit të epokës së bronxit në truallin e Shqipërisë. Përsa i përket krahinave jugore të vëndit tonë, ka të ngjarë që në këtë kohë, në këto vise. ashtu si në Greqi dhe në pellgun e Egjeut, të kenë banuar fise të afërta, midis tyre, të cilat te autorët e vjetër njihen me emrat: pellazgë, lelegë, kaukanë, karianë etj. Sipas tyre këto ishin fise të vjetra vendese, të cilat më vonë u mbuluan nga helenët e ardhur, dhe u asimiluan prej tyre. Ndër ta pellazgët konsideroheshin si fiset më të rëndësishme, prandaj edhe njoftimet e autorëve per ta janë pak a shumë të hollësishme.
Iliret Ilirët, parardhësit dymijë vjeçarë të kombësisë së sotme me prejardhje gjenetike të grupeve fisnore të familjeve të medhaja shqiptare si në zonat urbane e rurale si dhe nga studimet mbi shumë individë me lidhje gjaku 99% shqiptare, vërtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kërkimore shkencore nga Evropa kontinentale, ShBA e Kanada, nga specialistët e huaj dhe shqiptarë të shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin që nga pjesa veri-perëndimore e Detit Adriatik deri në Detin Jon, si dhe përgjatë kufirit tokësor të Gadishullit Ilirik me Dalmatët, Maqedonasit dhe Grekët... Shqiperia nen sundimin Osman
Sulmet e ushtrive osmane për pushtimin e viseve shqiptare nisën në mesin e viteve 80 të shek. XIV. Të udhëhequra nga bejlerbeu i Rumelisë, Timurtash Pasha, në vitin 1385 ushtritë osmane, pasi morën Sofjen, u futën në Shqipëri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, të Përlepit, të Manastirit dhe të Kosturit. Në dokumente perëndimore dhe osmane të shek. XIV-XV për qytetet e Shkupit, të Manastirit, të Kosturit, të Janinës etj., si dhe për Fushë-Dardaninë shprehimisht është shënuar se ato ishin "në Shqipëri" apo "në tokat shqiptare". Rilindja Kombetare
Nga mesi i shekullit të 19-të Turqia ishte në ethet e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqiptarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit të njohur më shpesh sot siLidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pa sukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara në katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përfshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim....
EkonomiaPërpara vitit 1991, partia komuniste në pushtet e drejtonte ekonomine e vendit me ane te nje serie planesh Pesë Vjeçare. Të gjitha mjetet e prodhimit kontrolloheshin nga shteti, bujqesia ishte kolektivizuar plotesisht dhe industria u be prone popullore dhe sipermarrja privati u ndalua rreptesisht. pervec kesaj Kushtetuta e Republikes Socialiste te Shqiperise e ndalonte qeverine te kerkonte ndihma nga jashte, te pranonte borxhe apo te lejonte investime te huaja. Deshtimi i kesaj ekonomie te kontrolluar e ka shtyre qeverine te decentralizje procesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregetise private është shfuqizuar, qeveria tashme pranon borxhe dhe kredi te huaja dhe perpiqet te krijoje vende te reja pune me ane te bashkepunimeve me partneret nga jashte. Keto masa kane për qellim rritjen e industrive te lehta, prodhimet ushqimore dhe bujqesore. Progresi i viteve te fundit është i dukshem dhe tregu tani permban te gjithe artikujt ushqimore te cilet ne te kaluaren mungonin shpesh. Shqiperia ka nevoje për me shume punonjes te specializuar dhe rikthimin ne vend te studenteve te rinj, te arsimuar ne Perendim dhe te mbrujtur me nje kulture me te plote dhe me me shume ekspertize se moshataret e tyre brenda vendit.
Pasuritë natyrorePër një sipërfaqe të vogël sa ka Shqipëria mund të thuhet se është e begatëshme me pasuri natyrore. Pjesa veri-perëndimore e vendit është e pasur me naftë dhe gaz natyror. Ndërsa në veri-lindje gjenden rezerva të konsiderueshme të mineraleve ndër të cilat vlen të përmenden: kromi, hekur-nikeli. Pjesa më e madhe e rezervave të qymyrit është gjetur në rrethinën e Tiranës. Po ashtu Shqipëria është e begatuar me lumenj të rrëmbyeshëm të cilët janë edhe potencial për Hidrocentrale. Vec Hidrocentraleve ekzistuese mbi lumin e Drinit janë bërë hulumtime që nga ky potencial i lumenjve të ndërtohen disa Hidrocentrale me të cilat ky vend do të bëhej eksportues edhe më i madh i energjisë elektrike. Industria
Politika e qeverise komuniste e industrializimit te shpejte, synonte ta bente vendin sa me te pavarur qe ishte e mundur, gjë e cila çoi ne krijimin e nje industrie shume degëshe relativisht moderne. Kjo industri tani gjeneron me tepër se gjysmen e te ardhurave kombetare, me përparësi shfrytezimin e burimeve te konsiderueshme natyrore te vendit. Shqiperia është prodhuesi i trete për kromin. Elektrifikimi i te gjithe vendit perfundoi ne vitin 1971, dhe brenda dy dekadave Shqiperia po eksportonte energji elektrike ne disa prej vendeve fqinje. Industria e Shqipërisë është e bazuar kryesisht në prodhimet vendase bujqësore, ndërsa industria e rëndë dhe e makinave është e zhvilluar kryesisht për pajisjen e fabrikave, uzinave dhe për prodhimin e energjisë elektrike. Vec energjisë elektrike, Shqipëria eksporton edhe naftë dhe përbërës të saj. Vec përvojës nga industria e lehtë dhe pjesërisht nga industria e rëndë (shfrytëzimin e naftës dhe energjisë elektrike), industria e Shqipërisë është disi e fjetur. Shkaktarët e shembjes së industrisë dhe ngadalësimit në shfrytëzimin e pasurive natyrore janë të shumta, si mungesa e organizimit të mirëfilltë, makineria dhe pajisjet e vjetruar si dhe importimi i produkteve industriale janë duke e zhdukur industrinë vendase. Po kështu, për shkak të investimeve (të përkrahura nga ekspertët perëndimorë) të gabuara në ekonomi nga qeveritë mbas shembjes së komunizmit, industria e Shqipërisë nuk është më në gjendje të përmbushë kërkesat ekonomike të popullatës vendase. Bujqësia
Mëse gjysma e fuqisë punëtore e Shqipërisë janë të punsur në sektorin e agrokultuës. Me një të katërten pjesë tokë të punueshme, tani vendi është po thuajse në gjendje të i përmbushë të gjitha nevojat vendase me produktet ushqimore. Që nga mesi i viteve 1970-ta, e më vonë, Shqipëria është në gjendje që të vetëfurnizohet me bukë. Prodhimet bujqësore kryesore të drithërave janë : gruri, misri (kalamoqi),panxhar sheqeri . Po ashtu edhe me prodhimet buqësore të pemtarisë Shqipëria i mbulon dhe është në gjendje të eksportojë si p.sh patate dhe fruta të ndryshme. Ndër prodhimet bujqësore që përdoren në industri vlen të përmenden lule dielli dhe duhani. Shqipëria përpos pemëve dhe perimeve kultivon edhe blektorin në të cilen dallohen kultivimi i gjedhëve. delet dhe i derrit. Gjatë kohës së regjimit komunistë, qeveria e tyr ka ndërmarrur hapa themelorë për zhvillimin e Agrokulturës. Programe të niveli të lartë janë ndërmarrur të cilat kanë bërë bonifikimin, përmisimi dhe ujitja e tokës punuse ekzistuese dhe zgjerimi i saj në disa raste edhe tharja e moqaleve. Të gjitha këto plane janë realizuar me qëllim të zhillimit në nivel më të lartë të Agrokulturës. Tani (2005) munges e inciativave të tilla ka sjelluar demoralizimin e agrokulturës e cila është këthyer në nivel bujqësisë tradicionale. Kolektivizimi i tokave të punueshme gjatë kohës komuniste në Shqipëri dhe ri-privatizimi i tyre pas shkatërrimit të bllokut komunistë janë bërë gjatë kohës së quajtur "koha e tranzicionit". Kjo ka pasur pasoja për një pjesë të buqëve të cilët kanë qenë të aftë për kultivimin e bujqësisë mirëpo nuk kanë pasur njohuri në plasimin e produkteve në tregun Shqiptarë. Pas privatizimit dhe stabilizimit të gjendjes, pronarët e tokave janë duke u orientuar për rimëkëmbjen e agrikulturës Shqiptare dhe eksportimin e produkteve të tyre. Tregtia
Eksporti dhe importi i Shqipërisë zhvillohet kryesisht me partnerët e saj ekonomikë si Rumania, Italia, Republika Çeke dhe Gjermania. Shqipëria tani eksporton kryesisht produkte gjysmë finale të derivateve të naftës, të kromit , të hekurit si dhe duhan, verë, pemë dhe perime. Ndërsa importon makina, pajisje, minerale, metale, materiale ndërtimtarie dhe produkte ushqimore. Importon nga: Gjermania %, Kosova 0.5%, Bullgaria %, Italia %[citim i duhur] Transporti
Binarët e hekurudhës në Shqipëri kanë filluar të shtrohen në vitin 1947 dhe pas 40 viteve Tirana është e lidhur në një rrjetë hekurudhor me të gjitha qendrat industriale të vendit. Rrjeti rrugor në anën tjetër është i dendur kur të merret parasysh tereni malorë i vendit. Transporti ajrorë nuk është i zhvilluar edhe pse në kohët e fundit ka filluar të jetë më prezent.
Gjeografia
Në pjesën perëndimore të gadishullit Ballkanik e shtrihet midis koordinatave gjeografike 39 gradë e 38' dhe 42 gradë e 39' te gjërësisë veriore dhe 19 gradë e 16' te gjërësisë lindore, ne largësi pothuajse të barabartë nga Ekuadori dhe Poli i Veriut. Sipërfaqja e përgjithshme është 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj është Tirana. Gjatësia e përgjithshme e vijës kufitare është 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokësor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor. Në veri e verilindje ka 529 km vijë kufitare me Malin e Zi, Kosovën dhe ish republikën jugosllave të Maqedonisë, ndërsa në jug e juglindje me Greqine një vijë kufitare prej 271 km. Në perëndim Shqipëria laget nga deti Adriatik e në jug-perëndim nga deti Jon.  Pozita gjeografike në Evropë Shqipëria ka një pozitë të favorshme gjeografike, pasi gjendet në kryqëzimin e rrugeve më të shkurtëra që kalojnë nga Mesdheu perëndimor për në Ballkan e Azinë e Vogël dhe kontrollon kalimin përmes kanalit detar të Otrantos. Luginat e saj më të gjëra janë ato të lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosë, që lehtësojne, njëkohësisht, lidhjen e brendshme të Ballkanit me detin Adriatik dhe të Azisë së Vogël me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunës deri në Kepin e Gjuhëzes. Në gjirin e Vlorës e në drejtim të jugut, bregdeti është i lartë, shkëmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore të Shqipërise janë: gjiri i Drinit, i Lalëzit, i Durrësit, i Karavastasë dhe i Vlorës, në hyrje të së cilës gjendet ishulli i Sazanit.
RelieviRelievi i Shqipërise është kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndërsa gjatë erës kenozoike u shpejtua procesi malformues në tërësine e Albanideve, që aktualisht përbëjne tokën e nëntoken e Shqipërise. Lartësia mesatare e relievit është 708 metra, ose 2 herë më e lartë se mesatarja e Evropës. Lartësitë më të mëdha gjenden në Alpet shqiptare dhe në malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, përben edhe majën më të lartë të Shqipërisë). Fushat zene kryesisht pjesën perëndimore, pergjatë bregdetit Adriatik, por ka edhe në pjesë të tjera të vendit. Fushat më të larta janë ato të pellgut të Korçes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht përgjate lumenjve kryesore si: Vjosë, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqësore e qendra të mëdha banimi, si dhe përshkohen nga rrugë te rëndësishme komunikimi. Territori i Shqipërisë ndahet në 4 krahina të mëdha natyrore (fiziko-gjeografike): Lagunat kryesore jane: Laguna e Lunres (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakes, e Karavastase, e Nartes dhe e Pashalimanit. Plazhet kryesore jane: Plazhi i Velipojes, i Tales,i Shengjinit, i Durresit, i Divjakes, i Semanit, i Vlores, i Dhermiut, i Himares dhe ai i Sarandes. Kepat kryesore jane: Kepi i Rodonit, i Bishtit te Palles dhe i Gjuhezes.
Për shkak të veçorive morfologjike, Shqipëria është shumë e pasur në lumenj. Më shumë se 152 lumenj dhe përrenj, formojnë përfundimisht 8 lumenj të mëdhenj, që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, kryesisht drejt bregdetit Adriatik. Rreth 65% e pellgut ujëmbledhës të tyre shtrihet brenda territorit shqiptar. Këta lumenj shkarkojnë në detin Adriatik mesatarisht 1’308 m3/s (min. 649 dhe maks. 2’164 m3/s); moduli mesatar i rrjedhjes është 30,2 l/s . km2. Nga prurja e përgjithshme vjetore prej 42,25 miliardë m3, vetëm 12,8 miliardë u përkasin ujërave nëntokësore. Mesatarja vjetore e rreshjeve në territorin shqiptar është 1’430 mm/vit, por të shpërndara jo uniformisht përgjatë vitit: rreth 40% në dimër, 32% në pranverë, 17% në vjeshtë dhe vetëm 11% në verë. Prej rreshjeve të çrregullta, lumenjtë janë të rrëmbyeshëm, gërryes (në pjesën lindore të vendit) dhe përgjithësisht formojnë shtrat të gjerë dhe të lakuar në Ultësirën Bregdetare Perëndimore. Lumenjtë kryesorë rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit, me kah drejt perëndimit në deltat bregdetare. Përmbajtja minerale e ujërave është përgjithësisht e ulët, midis 150 dhe 500 mg/l, kryesisht si bikarbonate. Temperatura luhatet nga 3,5 në 8,9°C në dimër, dhe nga 17,8 në 24,6°C në verë. Gati gjithë lumenjtë shkarkojnë ujërat në detin Adriatik, në një zonë prej rreth 150 km.[1] Shqiperia është e pasur me liqene, ajo ka 247 liqene natyrore dhe mbi 800 arrtificiale. Siapas gjenezës , liqenet natyrore ndahen në liqene tektonike, tektoniko-karstike, akullnajore, karstike dhe bregdetare. PortetQë në kohët e lashta në bregdetin shqiptar kanë funksionuar skela si në Durrës (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorë (Aulone), Apoloni, Sarandë (Onhezmi), etj. Gjatë shekujve VII-XII Durrësi ishte skela kryesore në perëndim të Perandorisë Bizantine. Gjatë periudhës së principatave arbërore u ngritën skela të vogla kryesisht në grykat e lumenjeve në Shirgj (Bunë), Shëngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovë (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricë, zhvillimi i të cilave u frenua gjatë periudhës së pushtimit osman. Gjatë viteve 1928-1934 u ndërtua porti detar i Durrësit dhe disa pontile druri në Sarandë, Vlorë e Shëngjin, të cilat u shkatërruan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nga viti 1945 deri në vitin 1952, u rindertua porti i Durrësit dhe disa kalata betoni në Vlorë, Sarandë e Shëngjin. Gjatë bregdetit Jon janë ndërtuar kalata e pontile në gjirin e Spilesë në Himarë dhe në Sasaj (Lukovë) që shërbenin kryesisht për transport agrumesh. Porti kryesor i vendit është ai i Durrësit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit të anijeve. Kultura
Stimujt moral Në Shqipëri janë përdorur stimuj moral për veprimtari të ndryshme artistike, sportive, ushtarake si edhe pune. Ndër stimujt më të njohur janë Artist i popullit, Artist i Merituar, Mjeshtër Sporti etj. Këto stimuj dedikoheshin dikur nga Kuvendi Popullor por sot këtë të drejtë e ka vetëm Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Vlersimet që presidenti i bënë shtetasve janë edhe Urdhërat:
|